Nora Malaj rrëfen historinë e veçantë: Dëgjoj një ulërimë Luizi, Luizi, e gjithë familja flisnin
Pedagogia dhe ekspertja e çështjeve sociale, Nora Malaj në emisionin "Jeto me Orën" tregoi një histori të sajën që kishte të bënte me Big Brother.
Ajo tha se i ka bërë përshtypje rrëfimi i mikes së saj e cila kishte shkuar në te shtëpia e fqinjit dhe i kishte dëgjuar teksa bërtisnin "Luizi, Luizi".
Përmes kësaj Malaj tregon dhe qasjen që kanë njerëzit ndaj një emisoni të tillë.
Nora Malaj: Më ka bërë përshtypje një mikja ime dje. Duke prë një kafe më tha "shkova te Mirushja", është një fqinji i saj i moshuar. Kur hap derën dëgjoj një ulërimë Luizi, Luizi dhe tha "Nuk po kuptoja kush ishte Luizi". Dhe kuptova që gjithë familja me gjyshin me nënën, me babin e kur flisnin këto dhe qeni bënte ham, ham, ham ndiqnin një shfaqje me njerëz real.
Malaj thotë se në Big Brother ka personazhe që shfaqen shumë interesant.
"Aty ka shumë personazhe që shfaqen shumë interesant por përshtaten për të përfituar nga i drejtëpërdrejti që në situata të caktuara dhe çedon".
