Baçi për Nikollën: Spikerja e Ramës filloi të mos jepte fjalën, janë mësuar me deputetët e PS-së

Luan Baçi në një intervistë në Ora News me gazetarin Everest Dedaj foli lidhur me seancën e sotme parlamentare.

Ai u cilësoi Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikollën si "spikerja e Ramës" dhe tha për të se "filloi të mos jepte fjalën as për procedurë, por vetëm pasi pa presionin e opozitës u detyrua të jepte fjalën për procedurë".

Luan Baçi: Parlamenti i sotëm filloi sërish me problematikat sesi spikerja e Ramës filloi të mos jepte fjalën as për procedurë por vetëm pasi pa presionin e opozitës u detyrua të jepte fjalën për procedurë. Pasi dha fjalën mundohej ta ndërpriste fjalën ose ta orjentojë atje ku mendon ajo se kjo është procedurë. Mënyrën se si do të flasë e ka në dorë deputeti dhe jo ta shkruajë Rama në një copë letër e të flasim si puna e papagallit. Janë mësuar me deputetët e maxhorancës që i kanë aty të kufizuar dhe absolutisht të programuar për atë që do të thonë.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.