"Mijëra euro në dyshek e poshtë krevati", Baçi: Duke parë këto deptetët nuk duhet të dorëhiqen
Në pak ditë janë 3 deputetë të PD-së që po japin dorëheqje, nënkryetarja e partisë, ish kryetarja e grupit parlamentar dhe sot një deputet i rëndësishëm i qarkut të Vlorës.
Luan Baçi në një intervistë në Ora News me gazetarin Everest Dedaj tha se duke parë milionat e eurove që ju gjetën një pastrusje që pastronte shtëpitë e zyrtarëve deputetët nuk duhet të dorëhiqen por të japin kontributin e tyre.
Luan Baçi: Situatat e pazakonta të krijuara te PD kërkojnë kurajo, kërkojnë guxim, kërkojnë dhe qëndrim. Unë për asnjë deputet nuk do të dakordësohesha që të japë dorëheqjen në situata të tilla. Dorëheqja është dorëzim. PD ndodhet në një situata shumë të vështira, krejt të veçanta. Kemi përballë një njeri që ka uzurpuar të gjitha pushtetet. Kemi përballë një njeri i cili është bërë i frikshëm për mënyrën se si qeveris me korrupsion, me para të shumta dhe është rast unikal të gjesh në shtëpinë e një pastruesje që pastron shtëpinë e një personi që ka firmosur për incineratorët dhe gjejnë 500 mijë euro, ca në dyshek, ca te tubi i sobës , ca poshtë krevati. Duke parë këto nuk do të miratoja asnjë deputet që jep dorëheqjen, por të japin kontributin e tyre dhe të vazhdojnë. Dhe pse nuk jam dakord e respektoj vendimin e gjithësecilit.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
