Dëbimi i shqiptarëve të jashtëligjshëm, Xhaçka notë proteste ministrit britanik
Qeveria ka thirrur ambasadorin britanik në vendin tonë ku i është komunikuar një notë proteste nga Ministria e Jashtme, lidhur me deklaratat e ministrit britanik të Emigracionit Robert Jenrick, kundër emigrantëve të jashtëligjshëm shqiptarë.
“Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqiperi, Alastair King Smith është thirrur sot ne Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe i është dorëzuar një notë verbale për deklarimin e dy ditëve më parë të ministrit të emigracionit Robert Jenrick”, njofton ministria jashtme.
Jenrick u shpreh për mediat britanike se po abuzohet me bujarinë e kombit anglez ndaj refugjatëve nga kërcënuesit e radhës, duke vënë më shumë presion mbi një sistem emigracioni që tashmë është në kolaps. Komentet e tij vijnë pasi numri i emigrantëve që kaluan Kanalin për në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit ka të ngjarë të kalojë 40,000, me dhjetëra të tjerë që kanë mbërritur të shtunën.
Dy ditë më parë ministrja Olta Xhaçka e cilësoi këtë si një fushatë linçuese ndaj shqiptarëve që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar.
“E tronditur dhe pa fjalë kur dëgjoj një Ministër Shteti përgjegjës për Emigracionin të përdorë një gjuhë të tillë për disa vota më të mjerueshme. ‘Gjeni shqiptarin, ndaloni shqiptarin’! Një linçim verbal i një grupi të tërë etnik në gjuhën që tingëllon sikur ministri po shpall sezonin e hapur për shqiptarët vetëm disa javë pas një komunikate të përbashkët të kryeministrave të Shqipërisë dhe Britanisë të cilët vlerësuan rolin e diasporës shqiptare në Britaninë e Madhe dhe kontributin e saj të rëndësishëm në kulturën, ekonominë dhe shoqërinë e të dy vendeve. Një veçim i turpshëm i një komuniteti nga një ministër i një demokracie të madhe që sjell kujtime të tmerrshme me një brutalitet të padurueshëm”, tha Xhaçka në Tëitter.
