Paralajmërimi i Berishës: Protesta do të jetë më e afërt nga sa e mendoni
Kreu i PD-së, Sali Berisha, paralajmëroi se protesta e opozitës do të jetë shumë më e afërt sesa pritet.
Paralajmërimin e bëri në një prononcim për mediat pas mbylljes së seancës plenare.

Berisha: Opozita nuk ka asgjë tjetër në dorë, përveç kontrollit dhe fjalës. Ne do i fitojmë të dyja. Sot ju e patë. Sot foli opozita. Çështja që shtrohet është shumë e drejtë. Këta përpiqen që opozita të mos flasë. Kemi marrë edhe ne vendimet tona. Do të njiheni dita-ditës. E morët vesh ju, a mund të imagjinoni në botë që kryeministri të marrë e të përjashtojë 4 deputetë të opozitës nga grupi parlamentar. Qytetarët do i përgjigjen me të gjitha format demokratike. Nuk do të kufizohet vetëm në caqet ligjore fjala e opozitës. Protesta do të jetë më e afërt nga sa e mendoni ju.
