Berisha në kërkim të shtëpive që ka pastruar Rozeta: Ulsi flasin për ty dhe Elisën, Niko hajde betohu!
Sali Berishës ju desh të gjente sërish mënyra alternative për përcjellë mesazhet e tij në Kuvend.
Përmes facebookut në 2 live njëri pas tjetrit ai akuzoi live mazhorancën se duan të privatizojnë parlamentin, opozitën.
"Kanë humbur çdo ndjesi ndaj qytetarëve, qytetarët i duan vetëm për të vjedhur".
Paralelisht me të fliste live Taulant Balla në sinjalin e Kuvendit.
"Mos më ndërpre fjalën. Ja kush më ndërpret fjalën, njeriu që ka udhëtuar 54 herë me trafikanti Bego-Yaris. Kjo që ndodh është një puç parlamentar kundër opozitës. Është një mënyrë për të shuar zërin e opozitës".
Ndërsa deputetët nisën të lënë sallën Berisha u shpreh.
"Largohuni se nxini të gjithë me praninë tuaj, keni frikë nga fjala e opozitës, bëmat tuaja, keni frikë të tmerrshme nga zgjedhësit prandaj i përjashtoni na ligjbërja, transparenca."
Situata mori ilaritet kur u boshatisën vendet ku ulen kryeministri me ministrat.
"Ikën dhe këta, po Rozetën e morët me vete? Merreni dhe Rozetën se Aldënn po e po. Ulsi këta tutë thonë dhe për ty, të tjerë flasin dhe për Elisën. 600 mijë euro presin të kujt janë. Hajdeni betohuni këtu se nuk janë tuajat. Ja mbathën sa dolën eurot e Rozetës".
"Vetëm Niko ka mbet këtu" ndërhyn Noka.
"Ka qenë në shtëpinë tënde Niko, hajde betohu këtu. Ikën se kanë frikë nga vetja. Ky parlanent dhe kjo opozitë do të funksionojë vetëm në mbrojtje të inetresave të qytetarëve në kontroll të këtij pushteti hajdut. Ja mbathën se nuk durojnë dot fillimin e ri të opozitës në këtë parlament".
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

