Agron Çela “tradhton” PL-në edhe në kuvend, ulet në krahun e deputetëve të Rilindjes

Agron Çela, deputeti i Shkodrës, i cili “tradhtoi” Partinë e Lirisë për Partinë Socialiste e ka nisur sesionin e ri parlamentar i ulur me grupin e ri parlamentar.

Ai më herët ulej së bashku me 3 deputetët e tjerë të Partisë së Lirisë, ndërsa sot ai ka shkuar majtas, me deputetët e PS-së.

Ndërkohë, edhe se pse morën vetëm 4 deputetë në 21 prill 2021, Partisë së Lirisë i kanë ngelur tashmë vetëm 3 deputetë.

Agron Çela zyrtarizojnë kalimin e tij në PS duke u shfaqur me drejtuesen politike të PS-së në Shkodër, Elisa Spiropali.

Shkodra është një bastion i demokratëve, ndërsa duket se socialistë3t po bëjnë gjithçka për ta marrë këtë bashki në 14 maj.

Agron Çela “tradhton” PL-në edhe në kuvend, ulet