Ekipet e shpëtimit drejt vendngjarjes, mësohet emri i 43-vjeçarit të bllokuar mes shkëmbinjve

43-vjeçari i bllokuar mes shkëmbinjve në Belsh mësohet se është shtetasi Andrea Dervishi.

Po ashtu mesohet se Dervishi ka qenë duke vizituar me miqtë e tij vendet turistike dhe ka mbetur i bllokuar midis shkëmbinjve për shkak të terrenit të vështirë në vendin e quajtur “Kalaja e Tërvolit”.

Ndërkohë, bëhet me dije se menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh dhe shërbimi zjarrfikës, janë nisur në ndihmë të tij.

Njoftimi:

Më datë 14.01.2023, rreth orës 18:35, në vendin e quajtur “Kalaja e Tërvolit”, shtetasi A. D., rreth 43 vjeç, banues në Belsh, duke vizituar me miqtë e tij këto vende turistike, ka mbetur i bllokuar midis shkëmbinjve, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh dhe shërbimi zjarrfikës, janë nisur në ndihmë të tij.