Mjeti me shpejtësi "fluturon" jashtë rruge, makina shoshë, shoferi plagoset rëndë

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë fshatit Qishbardhë në Vlorë.

Një makinë "Fiat" me drejtues një 25-vjeçar ka dalë nga rruga.

Automjeti mësohet se ka humbur kontrollin në kthesë si rrjedhojë e shpejtësisë së lartë.

Për pasojë drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur rëndë.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.

"Rreth orës 18:20, në aksin rrugor Vlorë-Kuç, në afërsi të fshatit Sherishtë, shtetasi E. M., rreth 25 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga. 25-vjeçari ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve" njofton policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Mjeti me shpejtësi "fluturon" jashtë rruge, makinaMjeti me shpejtësi "fluturon" jashtë rruge, makina