43-vjeçari bllokohet mes shkëmbinjve në Gramsh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Janar 2023, 21:04
Një 43-vjeçar është bllokuar mes shkëmbinjve në vendin e quajtur “Kalaja e Tërvolit”.
"Më datë 14.01.2023, rreth orës 18:35, në vendin e quajtur “Kalaja e Tërvolit”, shtetasi A. D., rreth 43 vjeç, banues në Belsh, duke vizituar me miqtë e tij këto vënde turistike, ka mbetur i bllokuar midis shkëmbinjve, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh dhe shërbimi zjarrëfikës, janë nisur në ndihmë të tij", njofton policia.
