Makina përplas këmbësorin në Vlorë dhe largohet me shpejtësi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Janar 2023, 11:10

Një aksident ka ndodhur tek rruga e spitalit rajonal të Vlorës.
Një mjet ngjyrë jeshile me shpejtësi të lartë ka aksidentuar një shtetas.
Ky i fundit po kalonte rrugën ndërsa mjeti është larguar me shpejtësi nga vendi ngjarjes.
Personi në fjalë është trasportuar me urgjencë në spital.
Policia po vijon ekspertizën dhe do të marrë kamerat e sigurisë për të identifikuar mjetin dhe drejtuesin.