Shkodër: Kapet pas 24 orësh i riu që braktisi mjetin dhe la shokun në makinë me armën pa leje

Një 22 vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës 24 orë pasi u iku duke shfrytëzuar errësirën e duke braktisur mjetin e  tij.

Në mjetin më të cilën lëvizte bashkë me shokun e tij u gjet një armë zjarri pa leje ndërsa personi që kishte armën  u arrestua në kuadër të operacionit “Kontigjenti”, të zhvilluar një ditë më parë.

"Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e drejtuar nga shtetasi T. P. 22 vjeç, banues në Shkodër gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kanabis. 22-vjeçari tashmë i arrestuar, duke përfituar nga kushtet e errësirës, braktisi automjetin e ndaluar për kontroll, në kuadër të operacionit policor “Kontigjenti”," njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.