24 vjeçari kapet me 9 emigratë në fugon në Gjirokastër, u kishte marrë nga 200€

Një 24 vjeçar është arrestuar nga policia në Gjirkoastër pasi u kap duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm kundrejt parave.

Me finalizimin e operacionit policor të koduar "Road Guard 53", si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:  A. P., 24 vjeç, banues në Sarandë.

"Shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip furgon me drejtues shtetasin A. P., pasi kishin dyshime se po transportonte emigrantë të paligjshëm.

24-vjeçari nuk është bindur urdhrit për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi, duke vënë në rrezik jetën e punonjësve të Policisë.

Pas ndjekjes nga Policia, shtetasi A. P. u kap në vendin e quajtur “Gërhot", duke drejtuar automjetin tip furgon, me të cilin po transportonte nga Saranda në drejtim të Tiranës, 9 emigrantë nga vendet MENA, kundrejt shumës 200 euro për person," njoftoi policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një aparat celular dhe një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

24 vjeçari kapet me 9 emigratë në fugon në