Peleshi: Do të monitorojmë vendin me satelit, do të ndërtohet edhe një bazë e NATO-s në Kuçovë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi gjatë një konference për mediet, duke folur për objektivat për vitin 2023, tha se prioritet do të jetë fusha e sigurisë dhe mbrojtjes.

Peleshi shtoi se do të ketë risi, pasi do të shtohet edhe përdorimi i satelitëve në praktikat e mbrojtjes, të cilat sipas tij janë shumë efiçente.

Peleshi: Është risi sepse ne dalim dhe bëhemi pjese e shërbimeve që vijnë nga satelitët nga hapësira. Përpos imazheve satelitore, do mund t’i përkthejnë këto imazhe në shërbime në më pak kosto dhe më shumë efiçencë. Pritet të kontribuojnë në bujqësi, në kontrollin e territorit. Pra mund të bëjmë më shumë me më pak investim.

Ndërkohë, Peleshi foli edhe për ndërtimin e një baze të NATO-së në Kuçovë, duke zgjedhur Shqipërinë si një pozicion strategjik në Ballkan.

Peleshi: Ndërtimin e bazës taktike të NATO-s në Kuçovë. E para bazë ajrore e NATO-s. Jo pa qëllim është zgjedhur Shqipëria, ka një pozicion strategjik në Ballkan. Është vend aleat i NATO dhe i sigurt. Viti 2022 është viti rekord i projekteve me SHBA, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Dërgoj një falënderim për SHBA, se një pjesë e mirë e projekteve janë me bashkëfinancim. E patëm filluar punën para tyre, e kemi parapritë këtë situatë. Viti 2023 do jetë viti kur njësia ushtarak e mbrojtjes kibernetike do ketë plotësuar 100% burimet njerëzore. Kemi rritur pagat, po rekrutojmë ekspertë. Specialistë të fushës IT dhe të fushës kibernetike, janë profesionet më të paguar dhe më të kërkuara.