Serbo-malazezët festojnë në Shkodër, kremtohen Krishtlindjet Ortodokse në fshatin Vrakë
Në fshatin Vrakë të Shkodrës janë kremtuar Krishtlindjet ortodokse. Komuniteti serbo-malazez në zonë është mbledhur në kishën e Shën Trinisë për këtë festë të shenjtë për ta. Prifti i zonës tha se nuk ka pasur asnjë problem për këtë komunitet në vazhdimësi.
Ashtu si çdo vit, edhe këtë 7 Janar kisha e Shën Trinisë në fshatin Vrakë hapi dyert për të pritur besimtarët ortodoksë të minoritetit malazez që jeton në këtë zonë.
Eshtë festa më e rëndësishme për to, Krishtlindja.
Ivan Popaj: Sot është dita e Krishtlindjes në kishën e Vrakës dhe për komunitetin serbo-malazez që jetojnë në Shkodër dhe Vrakë.
Ndonëse kanë mbetur pak besimtarë, ato nuk i kanë harruar traditat.
Kleriku Popaj tregon se ata janë mikpritur nga komuniteti i zonës dhe nuk kanë patur shqetësime.
Ivan Popaj: Jemi të lirë në aktivitetin tonë, jetojmë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jemi në juridiksionin e kishës Autoqefale në Tiranë.
Vraka ka pasur një komunitet të konsiderueshëm të origjinës serbo-malazeze, por në vitin 1991 e në vazhdim pjesa më e madhe e tyre shkuan të banonin në Malin e Zi.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
