Pranga 3 “policëve” të rremë shkodranë që mashtronin bizneset në kryeqytet, u sekuestrohen 142 mijë euro

Tre persona të cilët hiqeshin si punonjës policie, janë vënë në pranga për vjedhje dhe mashtrim në shuma të mëdha ndaj bizneseve. Jasim dhe Rezart Pepa si dhe Sherif Kadrovic prezantohesin si zyrtarë të lartë të policisë, ndërsa në shënjester të tyre ishin bizneset e mëdha. Në total tre personave u janë sekuestruar 142 mijë euro, të cilat i kanë përvetësuar nga bizneset që mashtronin.

Tre persona nga Shkodra u arrestuan në Tiranë me akuzën se kanë përfituar shuma të mëdha monetare nga bizneset e ndryshme, duke u hequr si punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Jasim dhe Rezart Pepa si dhe Sherif Kadroviç kanë rënë në pranga me akuzën e vjedhjes, përvetësimit të titullit ose detyrës shtetërore dhe mashtrimit.

Sipas denoncimeve të bëra ga vetë bizneset, tre të arrestuarit prezantoheshin si njerëz të rëndësishëm në strukturat e policisë së shtetit, me qëllim për të përfituar shuma të konsiderueshme eurosh.

Shënjestër e tyre ishin bizneset e kryeqytetit. Pas denoncimeve të bëra muajt e fundit, policia filloi hetimet dhe duke mbajtur në vëzhgim tre të dyshuarit i arrestoi ata në afërsi të Kopshtit Botanik ku iu gjetën edhe 12,600 euro.

Burime nga policia thanë se tre personat u kapën në flagrancë në tentativë për të përfituar nëpërmjet mashtrimit, një shumë prej 130 000 eurosh.

Në këtë aktivitet të paligjshëm, policia ka dyshime së janë përfshirë edhe persona të tjerë.

Për zgjerimin e hetimeve në drejtorinë e policisë është ngritur një grup i posacshëm që po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Policia ka bërë të ditur se në total, në kuadër të këtij operacioni, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 142 600 euro.

Pranga 3 “policëve” të rremë shkodranë që
Ne foto: Qesja e zeze ku jane gjetur parate

Nisur edhe nga denoncimet e shumta të mbërritura në komisariatë të bizneseve të cilët bien pre e mashtrimit policia apelon që pronarët e bizneseve të tregohen vigjilentë ndaj rasteve të tilla të mashtrimit, si dhe të denoncojnë menjëherë çdo rast.