U plagos nga shpërthimi i gomës së kamionit, polici i Rrugores transportohet me helikopter drejt Tiranës
Efektivi i policisë së qarkullimit rrugor Tonin Tosku, i cili mbeti i plagosur pasditen e sotme me lëndimë të shumta trupore si pasojë e shpërthimit të një gome të mjëtit të tonazhit të rëndë, është transportuar me helikopterin e Ministrisë së Shëndetësisë drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në vëndin e quajtur Qenok në aksin rrugorë Maqellarë-Peshkopi.
Sipas informacioneve, një mjet i tonazhit të rëndë ka pësuar defekt në rrugë duke paralizuar të gjithë segmentin rrugor.
Me qëllim hapjen e këtij aksi efektivi i policisë Tonin Tosku ka shkuar pranë vendin të ngjarjes por për një moment goma e mjetit të tonazhit pa plasur, duke dëmtuar në dy gjymtyrët e poshtme punonjësin e policisë.
Polici Tosku fillmisht është dërguar në spitalin e Dibrës por për shkak të gjendjes së rënduar ai është trasportuar më helikopter drejt Tiranës.
Ky është rasti i dytë në 24 orë që nga shpërthimi i gomave të kamionëve ka persona të lënduar.
