Aksidentohet autoambulanca në aksin Gjirokastër-Tepelenë

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në afërsi të urës së Kardhiqit, ku një autoambulancë është përplasur me një automjet tip BMW.

Nuk dihet nëse autoambulanca po transportonte pacientë, por për fat nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme materiale.

Policia rrugore po heton shkakun e aksidentit të ndodhur.

Aksidentohet autoambulanca në aksin Gjirokastër-Tepelenë