Goditet nga guri dhe bie nga 20 metra lartësi, humb jetën shqiptari që po mblidhte bimë në malet e Greqisë

Një 40-vjeçar nga Shqipëria ka humbur jetën në mënyrë tragjike në në zonën e Sakës, në Keratea të Greqisë.

Sipas informacioneve 40-vjeçari është goditur nga një gur teksa mblidhte bimë në mal dhe më pas është rrëzuar nga shkëmnbi duke rënë nga 20 metra lartësi.

Shpëtimtarët e EMAK-ut me ndihmën e zjarrfikësve e kanë gjetur trupin e tij.

Sipas informacioneve, bashkë me burrin fatkeq, në zonë ishinn dhe dy persona të tjerë që kanë njoftuar shërbimet kompetente.

Ngjarja ka ndodhur në mesditë, kur papritur gur është shkëputur dhe ka rënë mbi të pafatin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.