Ujërat e zeza në rrugët e Durrësit, Banorët: Po na vjen ndonjë epidemi
Në shumë lagje të qytetit të Durrësit situata e ujrave të zeza sipas banorëve atje është bërë alarmante. Ata kanë thënë se janë ankuar disa herë në institucionet lokale por nuk kanë gjetur kurrë zgjidhje për shqetësimin e tyre.
Ujërat e Zeza shpërndahen në rrugët e lagjes 16 në Durrës.
Ato rrjedhin lirshëm në sipërfaqe duke shqetësuar banorët e zonës.
Banorët thonë se situate është alarmante.
"Nuk hap dot dritaren. Më është mykyr shtëpia. Jam e sëmurë me kimioterapi intensive. Ata mbushin xhepat e nuk pyesin fare për popullin" thotë një banore.
Vetë ata deklaruan se i janë drejtuar disa herë institucioneve por askush nuk ka marrë asnjëherë masa.
Teksa situate vijon e njëjtë prej muajsh, banorët u shprehën se ndihen të rrezikuar.
"Do na shfaqet ndonjë epidemi e madhe. Ju lutem na ndihmoni" thotë një banor tjetër.
Me problemin e ujërave të zeza janë duke u përballur edhe një sërë lagjesh të tjera në Durrës, ndërsa autoritetet lokale atje duket nuk janë të shqetësuar për situatën.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.