"Porositëm taksi dhe më doli para një limuzinë", shqiptarja rrëfen integrimin në SHBA

Kejsi Shkreta punon në një nga 5 kompanitë më të njohura në USA. Është pjesë e bordit Alumni në shkollën ku është diplomuar si dhe merret me aktrim.  

Në mediat amerikane është cilësuar një ndër studentet më të spikatura.

Në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora Kejsi tregoi rreth rrugëtimit të saj në këtë vend, duke ndarë dhe momente komike në rrugën drejt integrimit.

"Unë dhe prindërit e mi kishim porositur një taksi kur erdha për herë të parë në Amerikë. Kishim bërë një lloj pagese që mendonim se ishte e standardeve për qëndrimin tonë këtu. Erdha në aeroport dhe del dikush që më priste me një pankartë.

E ndjek atë personin dhe kur shkoj te aeroporti kuptoj që kishte ardhur një limuzinë. Ky ishte një përceptim i yni i gabuar sepse ne kishim paguar 300-400 dollarë në atë kohë sepse ne menduam se ishte çmimi normal i një taksie por kishte ardhur një limuzinë".

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.