Skandali II për konfiskimin e RTV “Ora”, Gjyqtarja Etleva Deda njeh kreditë dhe pagesat në bankë, por “merr” pronën

Vendimi për konfiskimin e RTV “Ora’, përbën një precendent të rrezikshëm, të një njeriu me togën e zezë të drejtësisë ndaj sipërmarrjes së lirë që janë motori i ekonomisë. Gjyqtarja Etleva Deda, edhe pse njeh se televizioni është ngritur me kredi, të cilat siç e ka cilësuar vetë janë shlyer në mënyrë ligjore, në fund i ra çekiçit për t’ia marrë Orën, pronarit të ligjshëm dhe legjitim. 

Zbardhja e vendimit të gjykatës mbi konfiskimin e RTV Ora ka zbuluar skandalet për procesin e ndjekur.

Çudia e parë ishte fakti se gjyqtarja Etleva Deda ngarkoi një eksperte që nuk kishte licensën përkatëse, ndaj dhe analiza e të ardhurave nuk u njoh pavarësisht biznesit të madh që ka funksionuar për vite të tëra.

Dhe mungesën e licencës e konfirmon vetëm pasi trokiti çekanin e rëndë ndaj televizionit dhe pronave të tjera të Ylli Ndroqit duke bërë kështu që mos të ketë një situatë të qartë mbi të ardhurat.

Por po të shkosh me tej rezulton se gjykata konfirmon të ardhurat e përfituara pas vitit 2003, e po ashtu edhe kreditë e marra.

E nuk bëhet fjalë vetëm për kreditë personale por edhe ato për krijimin e biznesit, e pavarësisht kësaj shprehet për konfiskim.

Por të mbetemi tek televizioni.

Vetë banka Raifaizen në një shkresë të saj shprehet se ka financuar krijimin dhe zhvillimin e aktivitetit të RTV Ora duke filluar nga blerja e pasurisë truall dhe deri te paisjet televizive.

E për tu sqaruar bëhet fjalë për tokën ku ndodhet televizioni dhe godina.

Më tej në dokument thuhet se shoqëria Ora dhe Yldon janë brej vitesh klientë të kësaj banke.

Duke shtuar se përmes këtij procesi po I shkelen të drejtat pasi këto prona I përkasin bankës deri në shlyerjen e kredisë.

Shqetësimet janë ngritur edhe nga dy banka të tjera që kanë siguruar se kanë qenë financues të drejtpërdrejtë të bizneseve.

Në fakt bëhet fjalë për godinën e televizionit të ndërtuar me paratë nga bankat, automjet të blerë me fonde të bankës dhe makina me leasing.

Ndërsa institucionet financiare kanë shtuar se para se të miratonin kreditë kanë marrë të gjitha informacionet zyrtare ku ndër vite u është konfirmuar se Ylli Ndroqi nuk ka kishte probleme.

Pavarësisht kësaj pas një procesi më shumë se dy vjeçar gjykata shprehet për konfiskim të plotë.

Në vetë vendimin e gjykatës në mënyrë absurde pranohet se janë marrë kredi në miliona euro dhe paguar nga biznesi në mënyrë të ligjshme, por në mënyrë të çuditshme në përfundim asgjë nuk njihet duke i zeruar edhe pse banka deklaron se televizioni është lënë kolateral në mënyrë të plotë.

Ndaj pranë gjykatës lind pyetja nëse edhe të ardhurat që merren nga bankat nuk njihen, atëherë një biznes ku duhet të drejtohet për të siguruar fonde?

A janë bankat të njohura me ligj për të dhënë kredi?  Apo do të duhet të mendojmë që pavarësisht kësaj askush nuk është i sigurt edhe kur për paratë deklarohet burimi dhe paguhen detyrimet.

Po kur kërkohet analizë financiare dhe gjykata të vendos një ekspert pa licencë, ku duhet ta gjejmë drejtësinë?

Dhe në fund pyetja lind a bëhet kjo me qëllim për dëmtimin e RTV Ora?


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.