Endrit Molla emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, ikën Simaku
Këshilli i ministrave ka emëruar Endrit Mollën në postin e zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ai do të mbajë postin e Gjergji Simakut, i cili është shkarkuar po sot nga detyra të cilën e mbante prej muajit dhjetor 2020.
Vendimi:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave.
VENDOSI: Z. Endrit Molla emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Vendimi per lirim nga detyra: Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Gjergji Simaku, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
