S’ka “pronar” të arsenalit te Martinaj, SPAK s`ka përcaktuar se kujt i përkisnin armët në koshere bletësh

Një dosje e re është hapur nga SPAK pas kontrollit në banesën e Ervis Martinajt dhe dy xhaxhallarëve të tij në fushë kuqe. Procedimi është ende pa emër pasi nuk dihet pronari I armëve, municionit dhe uniformave të policisë që u gjetën në koshere bletësh mes tri banesave. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i pyetur për kontrollet, tha se hetimi është çështje e policisë dhe organeve të drejtësisë.

Prokuroria e Posaçme ka nisur një procedim penal pa emër autori për armët dhe municionet e gjetura gjatë kontrollit të forcave speciale në tri banesat e familjes Martinaj në zonën e Fushë-Kuqes në Kurbin.

Bastisja u krye mëngjesin e së hënës në kuadër të hetimeve për zhdukjen e bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj. Ky hetim nuk ka persona të proceduar penalisht, pasi hetuesit ende nuk e kanë të qartë se kujt i përkisnin armët, municionet dhe uniformat e policisë të gjetura.

Konkretisht armët, fishekët, silenciatorët, uniformat dhe radiot e policisë, janë gjetur brenda tri koshereve të bletëve, të cilat ishin vendosur një një zonë të përbashkët mes tri kryefamiljarëve Martianaj.

Për të përcaktuar pronarin e këtyre armatimeve të rëndave policia e shtetit i ka dërguar ato në policinë shkencore ku po analizohen shenjat e gishtave dhe element të tjerë identifikues. Armët ndërkohë do të kalojnë në ekspertizë për të provuar nëse janë përdorur në ngjarje kriminale.

I pyetur për faktin se kontrolli në banesën e Ervis Martinajt nuk u shoqërua me asnjë të arrestuar apo ndaluar, edhe pse aty u gjetën armë zjarri, ministri i Drejtësisë nuk komentoi, duke ia lënë këtë përgjegjësi drejtësisë

“Unë jam ministri i Drejtësisë. Me këtë çështje duhet të merren prokuroria e shtetit dhe policia. Ka një ministër edhe për policinë, që është kolegu im Bledi Çuçi”, u shpreh ministri Ulsi Manja.

Policia e shtetit tha se kontrolli është kryer në kuadër të dy procedimeve të nisura më herët, i pari me të akuzuar Ervis Martinajn, në dosjen “Plumbi i artë" dhe i dyti për rrëmbim Personi në dëm të biznesmenit të lojërave të fatit. Për këtë të fundit policia i referohet zhdukjes së Ervis Martianajt, i cili u denoncua nga familja më 9 gusht 2022 për humbjen e kontakteve.

Dy ditë para denoncimit, më 7 gusht, Martinaj ishte parë në një makinë “Audi” me agjentin e policisë Jeton Lami duke u nisur drejt Durrësit ku edhe ka humbur gjurmët.

S’ka “pronar” të arsenalit te Martinaj, SPAK s`ka

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.