U sëmur rëndë gjatë fluturimit për në aeroportin Stansted, vdes stjuardesa 24-vjeçare e Air Albania
Një 24-vjeçare, anëtare e ekuipazhit të kabinës "Air Albania", raportohet se ka vdekur pasi është sëmurë gjatë një fluturimi për në aeroportin Stansted, raportojnë mediat britanike.
Shërbimi i Ambulancës së Anglisë Lindore NHS Trust konfirmoi se dy autoambulanca dhe një ambulancë ajrore ju përgjigjën menjëherë thirrjes për ndihmë pasi e reja u sëmur rëndë në bordin e shërbimit nga Tirana.
Bishopsstortfordindependent.co.uk shkruan se avioni u ul rreth orës 13:00 të së mërkurës, 21 dhjetor 2022, siç ishte planifikuar.
Shërbimi i ambulancës e dërgoi 24-vjeçaren në spitalin Princess Alexandra në Harlow, por mësohet se ajo nuk ka shpëtuar.
Fjalimi për Krishtlindje i Mbretit Charles theu rekorde të audiencës
27 Dhjetor, 15:32Buka franceze “Baguette”, zyrtarisht në UNESCO
27 Dhjetor, 14:54
Një zëdhënës i policisë së Essex tha: "Ne mbështetëm kolegët tanë në Manchester Airports Group dhe shërbimin e ambulancës në Aeroportin Stansted pasi u thirrëm për një rast emergjence."
Media e huaj thotë se ka kontaktuar me Air Albania për detaje të mëtejshme por kjo kompani nuk i ka dhënë përgjigje.


