Saida Dollani zv/kryetarja e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2022, 13:00
Saida Dollani zgjidhet zëvendëskryetare e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Vendimi u mor në mbledhjen e Gjyqtarëve të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ,e mbajtur nën drejtimin e zëvendëskryetares së Gjykatës, znj. Nertina Kosova më datë 23.12.2022.
Dollani merr detyrën pas përfundimit të mandatit të zëvendëskryetares Nertina Kosova, e cila ushtroi detyrën e zëvendëskryetares së Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me kompetencat e Kryetarit të Gjykatës nga data 23.12.2019 deri më datë 23.12.2022” thuhet në njoftimin e kësaj gjykate.
Dollani ka mbajtur funksionin e gjyqtares së gjykatës së Apelit që nga prilli i vitit 2004.
