Pse shkoi policia tek Martinajt? U zbulua arsenal armësh por asnjë s'u arrestua

Katër muaj pas denoncimit për zhdukjen e Ervis Martinajt, forcat speciale bastisën banesën e tij dhe dy xhaxhallarëve në Fushë Kuqe.

Më 26 dhjetor 2022 policia njoftoi se bastisi banesat e Ervis Martinaj, Faik dhe Rakip Martinaj. 

Efektivat e mbërritura nga Tirana mbajtën dje zonën të rrethuar për pesë orë, ku gjetën armë e uniforma policie, pa arritur të gjejnë gjurmë apo prova për fatin e ish-bosit të lojërave të fatit, por gjatë operacionit nuk pati asnjë të arrestuar.

Gazetari i Ora News Elton Qyno thotë se operacioni i policë u motivua nga një vendim i SPAK dyshohej se mos Martinaj ka ardhur për të festuar Krishtlindjet në shtëpinë e tij.

Bastisja u krye me urdhër të SPAK për dosjen “Plumbi i Artë” por edhe për hetimin e prokurorisë së Kurbinit për rrëmbim personi.

Operacioni tërhoqi vëmendjen për shkak të faktit që Ervis Martinaj rezulton i zhdukur prej 9 gushtit 2022.

Ndërkohë banesa e Martinajt nuk është kontrolluar më parë edhe pse Prokuroria e Kurbinit ka kryer dy muaj më parë një bastisje tjetër, jo në ambjetet e familjes Martinaj, por Durrës tek miqtë e personit të shumë të kërkuar.

I vetmi përson që policia këmbëngul se e di të vërtëten mbi fatin Ervis Martianajt është i ish efektivi i policisë Jeton Lami. Ai për asnjë moment nuk ka hapur gojën para hetusve edhe pse tentativat kanë qenë të shumta.

Pritet në ditët në ditët në vijim të zbulohen arsyet e kontrolleve.  

Gjatë kontrollit policia informoi se nuk janë gjetur vlera monetare, ndërsa provat materiale do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme laboratorike.

Raportimi i gazetarit Edison Vatnikaj