U largua nga shtëpia e prindërve dhe s'u kthye, burri në Vorë denoncon zhdukjen e gruas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2022, 16:29
Një 32-vjeçar në Vorë ka denoncuar zhdukjen e bashkëshortes 22 vjeçare. Denoncimi është bërë në komisariat një ditë më parë, 26 dhjetor.
Siç bën me dije policia në komunikatën për mediat, "në Komisariatin e Policisë Vorë është paraqitur shtetasi E. Z., 32 vjeç, i cili ka kallëzuar se bashkëshortja e tij, shtetasja L. Z., 22 vjeçe, është larguar nga banesa e prindërve të saj dhe nuk është kthyer më".
Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e saj.

