Viti i Ri vjen me diell, moti ftohet javën e dytë dhe të tretë të janarit

E ndërsa stuhia dimërore në Amerikën e Veriut vijon të marrë jetë njerëzish, Shqipëria ndodhet nën ndikimin e disa masave të ngrohta ajrore.

Kjo ka bërë që gjatë këtyre ditëve të na shoqërojnë temperature relativisht të ngrohta.

Nesër temperaturat në bregdet të variojnë nga 10 – 16 gradë celcius ndërsa në vendet e ulëta 7 – 16 gradë celcius, dhe në vendet malore 2 – 11 gradë celcius.

Këto temperature do të qëndrojnë të tilla deri në natën e ndërrimit të viteve. Më 1 janar do të kemi rënie të temperaturave, në zonat malore temperaturat do të shkojnë deri në -1, 0 ndërsa në zonat e ulëta në 7 gradë, ndërsa bregdeti deri në  9 = 10 gradë, informon Amira Gjoni, përfaqësuese e IGJEUM

Po janari si do të jetë?

Viti do të nisë sërish me temperatura të ngrohta jot ë zakonta për dimrin por që do të ndryshojnë  në javën e dytë e të tretë të janarit.

“Presim që javën e dytë e të tretë të janarit të shkojmë në nivelet normale. Një janar me temperatura të ftohta por kjo ngelet për tu parë” tha Gjoni ne nje intervistë për Ora News.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.