Lushnje, i moshuari plagos me thikë kamarierin e fast food-it

Një 22 vjeçar është plagosur me thikë nga një 66 vjeçar pas një konflikti të çastit në një fastfood në Lushnje.

I moshuari pas ngjarjes është arrestuar ndërsa i riu po merr mjekim në spitalin e Lushnjes.

"Rreth orës 12:40, në ambientet e një fast food-i, në lagjen "Xhevdet Nepravishta", dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi Agim Cili 66 vjeç, në gjendje të dehur, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin L. M., 22 vjeç, kamarier në këtë fast food," njoftoi policia. 

Po kryhen veprimet nga grupi hetimor, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarj