Konflikt në Bathore, i riu godet me thikë 42-vjeçarin, plagos lehtë në duar dhe dy të tjerë

Një konflikt në Bathore ka përfunduar me plagosjen e një 42-vjeçari me thikë.

Në pranga ka rënë autori i dyshuar, F.L, 31-vjeç.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin F. L., 31 vjeç, banues në Bathore, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin H. T., 42 vjeç" njofton policia.

Gjithashtu, gjatë konfliktit kanë mbetur të plagosur lehtë në duar edhe shtetasit R. C. dhe M. L.