Eksperti: Dy pista janë në lojë, kontrolli i banesës së Ervis Martinajt i vonuar
Artan Rexhepi ekspert i kriminalistikës në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj tha se kontrolli i banesës së Ervis Martinaj është shumë i vonuar.
Sipas tij “nëse do të kishte dyshime të arsyeshme se personi mund të ishte në banesë kontrolli duhej të ishte brenda minutave të mos them në harkun kohor të 2, 3 orëve”.
Rexhepi u shpreh se dy janë pistat kur bëhet fjalë për Ervis Marinaj ajo e i vetëfshehjes dhe inskenimi.
Ajo që vë në dyshim lidhur me punun që po bën policia për zbardhjen e rastit në fjalë është kontroli i personave të dyshuar që ishin afër Martinaj.
Artan Rexhepi: Kontrollin e banesës së Ervis Martinaj e gjykoj shumë të vonuar. Është 4 muaj pas ngjarjes, nëse do të kishte dyshime të arsyeshme se personi mund të ishte në banesë kontrolli duhej të ishte brenda minutave të mos them në harkun kohor të 2, 3 orëve. Gjëja që më bëri përshtypje është se sasia e arsenalit ishte e madhe por municioni i vjetër. Ndërkohë disa lloj municionesh nuk kishin armët respektove. Mbase shërbimet e policisë kanë parë ndonjë lëvizje të personave të afërt të Ervis Martinaj. Janë të dy pistat në lojë dhe ai i vetëfshehjes dhe e inskenimi, për sa kohë nuk ka prova. Gjëja që nuk më pëlqen te policia është se po kontrollojnë, dhe mirë bën, por nuk e dimë ku jemi me kontrollet e personave të dyshuar. Kemi shoferin e tij të arrestuar, kemi një vajzë që e ka shoqëruar Martinajn.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
