Shkodra miraton buxhetin, Spahia merr votën e socialistëve

Me 26 vota pro dhe 1 kunder, keshilli Bashkiak i Shkodres miratoi buxhetin e vitit 2023 dhe planin buxhetor afatmesem 2023-2025.

Me herët kryebashkiaku Bardh Spahia i ftoi keshilltarët ta votojnë buxhetin.

Bashkia Shkoder në këto 7 vitet e fundit ka aplikuar në të gjitha programet e investimeve të shpallura nga Qeveria me nje numër prej 42 projektesh në fushat e infrastrukturës, Arsimit, Shendetësisë, Mjedisit, Emergjencave Civile etj. me nje vlere prej rreth 24 milion Euro duke fituar vetëm në 4 projekte.

Ne duam ta ndryshojmë këtë realitet dhe për sa kohë nuk na vihet në ndihmë nga pushteti qëndror, duke mos bërë asgjë më shumë veçse trajtimit jo politik të Shkodrës, do të jemi të detyruar të mos ndalemi, por të vijojmë të prezantojmë projekte ambicioze dhe të aplikojmë tek donatorët e huaj, ndaj të cilëve padiskutim jam mirënjohës për mbështetjen e dhënë. Do të forcojmë edhe më shumë lidhjet me organizmat ndërkombëtare dhe do të shfryrtëzojmë cdo hapësirë tëmundshme për të thithur investime që do ti japin Shkodrës shkëlqimin që ajo meriton.

Në fund, duke ftuar secilin të mbështesë këtë buxhet dhe programin buxhetor afatmesëm, Spahia i kërkoi ta vlerësojnë me objektivitet si një punë që bëhet për qytetarët tanë, për Shkodrën, duke i dhënë asaj vemendjen dhe vendin që i takon, si një prej qendrave më të rëndësishme të shqiptarisë.

Buxheti u votua dhe nga këshilltarët socialistë.