I dënuar me 3 vjet në Greqi, shqiptari tenton të kalojë kufirin në Kakavijë gjatë fluksit, kapet nga policia

Një shqiptar është arrestuar nga policia greke në Kakavijë pasi po tentonte të kalonte kufirin për në Shqipëri, edhe pse ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti e ishte dënuar me 3 vjet burg.

I riu ka tentuar të kalojë kufirin duke shfrytëzuar fluksin e festave, por nga kontrolli i kryer nga dogana ka rezultuar se ndaj tij kishte një dënim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit Athinë për vjedhje të rëndë.

Kështu, ai u arrestua nga punonjësit e policisë së repartit të Pogonit dhe u dërgua në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Janinës, e cila dha urdhër për mbajtjen e tij në burg ku do të vuajë dënimin me burg tre vjet e dy muaj të caktuar ndaj tij, shkruan media greke.