Librazhdi i kujton votat Ramës, qytetarët në protestë: Asnjë investim! Qyteti vetëm u vodh dhe iu vu bërryli
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2022, 11:51
Banorët e Librazhdit u mblodhën në sheshin e qytetit ku zhvilluan një protestë kundër vëmendjes së qeverisë qendrore dhe lokale ku denoncuan mungesën e këtë qytet.
"Librazhdi nuk është thjesht ballkoni që është lënë pas dore, që gjithmonë ka qenë i gatshëm të votojë, por Librazhdi sot është vetë grabitur. Librazhdit i është marrë uji, Librazhdit i është marrë pylli, dhe Librazhdit i është vënë vetëm bërryli”, deklaroi njëri nga protestuesit.
Kujtojmë se protesta vjen vetëm 5 muaj nga zgjedhjet vendore të 14 majit, ndërsa Partia Socialiste ka ndërruar disa nga drejtuesit e saj në Qarkun e Elbasanit.
