Trojet shqiptare bëhen bashkë për Kosovën në Tiranë, kërkojnë mbledhjen e Këshillin Kombëtar

Tensionet në veri të Kosovës sollën protesta në Tiranë. Shoqëria civile së bashku me qytetarë të shumtë nga të gjitha trevat e Shqipërisë u mblodhën në mbështetje të Prishtinës. Ata gjithashtu bënë thirrje që të mblidhet Këshilli Kombëtar si dhe kërkuan reagim nga partnerët e huaj.

Ditën kur në Kosovë barrikadat serbe u shtrinë edhe brenda qytetit të Mitrovicës, në Tiranë u mbajt një protestë paqësore në mbështetje të qytetarëve dhe qeverisë së Kosovës.

Shoqëria civile dhe qytetarë të shumtë u mblodhën përpara ambasadës serbe.

Me veshje e simbole kombëtare, me pankarta në duar dhe thirrje të ndryshme si “Ne jemi një” dhe “Kosovë, Shqipëria është me ty” ata protestuan kundër kërcënimeve që Serbia po ushtron ndaj Kosovës.

Protestuesit bënë thirrje që të mblidhet këshilli kombëtar si dhe kërkuan që partnerët e huaj të reagojnë ndaj kërcënimeve serbe.

"Është e domosdoshme të ngrihen shtabe të përbashkëta bashkëpunimi në nivelin qeveritar e parlamentar që duhet të funskionojnë përditë. Duhet të mblidhet Këshilli i sigurisë Kombëtare për të diskutuar mirëqenien në Kosovën veriore si dhe masat që duhen marrë për mirëqenien e qeverisë në Kosovë. Europa nuk duhet të përdorë nmë dy standarde në marrëdhënie me popujt e tjerë," tha një prej tyre.

Ndërsa thanë se toka Kosovare nuk duhet prekur, protestuesit risollën në vëmendje edhe Çamërinë.

"Edhe unë si një shqiptare nga Çamëria e përshëndes këtë protestë me nota shuëm të parta pasi të gjithë jemi në këtë revoltë me popullin kosovar," thanë ata.

Teksa barrikadat e vendosura nga serbët lokalë kanë hyrë në ditën e 18-të, kjo është protesta e dytë që mbahet në Tiranë në mbështetje të Kosovës.

  Trojet shqiptare bëhen bashkë për Kosovën në

Trojet shqiptare bëhen bashkë për Kosovën në