Mediu në Kamëz, prezanton kandidatin për deputet
Kryetari i Partise Republikane, zhvilloi nje takim ne Bashkine e Kamzes, ku prezantoi edhe kandidatin per deputet ne Qarkun e Tiranes, zotin Ylli Shehu.Ne fjalen e tij, kryetari i PR-se, zoti Fatmir Mediu u shpreh se PR perfaqesohet ne Kamze, me nje njeri plot virtyte e cilesi, qe vjen nga nje familje e shquar me tradita, persa i perket besimit ne zot, si dhe vlerave patriotike.Mediu theksoi gjithashtu se me 23 qershor, shqiptaret duke votuar njerez si Ylli Shehu dhe te gjithe kandidatet, denjesisht perfaqesues te PR-se, do te vazhdohet jo vetem 4 vjet qeverisje, por do te vazhdohet ne rrugen që ka percaktuar Zoti, rrugen qe e kane lene amanet te paret, rrugen e shqiptareve te bashkuar ne Evropen e bashkuar.Ne kete takim ku merrnin pjese me mijëra banore te Kamzes, nje pershendetje e veçante, erdhi edhe nga kandidati per deputet ne Qarkun e Durresit, zoti Agron Duka, i cili i ftoi banoret e Kamzes, te mbeshtesnin kandidatin Shehu.