"Do t'ua plas të gjitha", Berisha: Buxheti i 2022 i vjedhjes së 122 mld lekëve, nuk ngopen me asgjë

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha nuk i ka kursyer akuzat ndaj qeverisë Rama. Buxheti i vitit 2022, sipas Berishës, do të mbetet në histori si buxheti i vjedhjeve. Ai gjithashtu risolli në vëmendje edhe çështjen e Amant Josifit, ish-këshilltarit të ministres Xhaçka dhe Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit dhe u shpreh se ata kanë grabitur 2.2 miliardë lekë me Bitcoin.

Debatet në Kuvend për aktin normativ të buxhetit të vitit 2022, sollën akuza të forta nga kryedemokrati Sali Berisha ndaj qeverisë Rama.

Ai tha se Rama ka grabitur paratë e shqiptarëve.

Sali Berisha: Sot diskutohet këtu për buxhetin e 2022. Ky buxhet i vjedhjes së 122 mld lekëve nga këta që qëndrojnë e nxijnë prapa shpinës sime dhe vartësit e tyre. Kjo shifër nuk del nga opozita por nga insititucioni zyrtar kushtetues i këtij vendi.

Keni vjedhur 122 mld lekë, keni vjedhur më shumë se 30% e rrogave që mblidhen në Republikën e Shqipërisë, keni vjedhur më shumë se të gjitha pensionet për 9 muajt e paerë të 2022. Keni vjedhur më shumë se të gjitha pensionet në Shqipëri.

Keni vjedhur sepse nga 20 tendera sekret që janë zhvilluar në 8 vite, nga 2005-2013, keni zhvilluar 280 tendera sekrete për të vjedhur.

Ku janë këta hajdutët që i ikin (drejtohet nga ministrat). Pse s'kanë kurajo të qëndrojnë por ikin. Do tua plas të gjitha këtu në parlament. Kush i vjedh këto, kush ndërton rrugën me 24 milionë euro km? Kush shet energjinë me 40 euro dhe e riblen me 150 euro?

Keni vjedhur sepse në një rast unik në botë, një kompani të cilës i janë arrestuar dhjetra hajdutë, vazhdon të marrë çdo ditë 300 mijë euro, vetëm e vetëm se është kompania e Edi Ramës. SKAP i Partisë nuk guxon ta bllokojë, nuk guxon ta konfiskojë, nuk guxon të ndërpresë vjedhjen e përditshme të klanit të tij me djegësat. Armand Josifi bën kërdinë në Spanjë dhe Itali, Olsi Rama e përcolli në Dubai. Genti Xhixhon e përcolli Olsi Rama në Kubë me makinën e tij. Këta nuk ngopen me asgjë.

Berisha akuzoi Olsi Ramën, vëllanë e kryeministrit dhe Amant Josifin, ish-këshilltar i ministres së Jashtme Xhaçka, se kanë vjedhur 2.2 miliardë dollarë me Bitcoin.

Berisha: Të ndalemi te Amant Josifi, e dini që në kompaninë Pegaso ai është ortak me dokumente me Olsi Ramën. E dini, këtë punë e dinë të gjithë. Amanti Josifi këshilltar i Olta Xhaçkës , për shuma përrallore me Bitcoin, s’është gjë Forex, 2.2 mld dhe rezultati ikën Gledis Nano, nuk lejohet ish shefi i SHIK të marrë detyrën se më spiunon.

Një vjedhje tjetër e Ramës, sipas Berishës, është edhe blerja e dronëve Bajraktar nga Turqia.