Mitsotakis në Himarë, Dule: Mesazhet e tij ishin shumë të qarta (Video)

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, nga Himara ku mori pjesë në ceremoninë e pritjes së kryeministrit të Greqisë Kyriakos Mitsotakis theksoi se duhen vlerësuar mesazhet plot frymë europiane, bashkëpunimi, miqësie, fqinjësie të mirë.

Sot, tha Dule, pamë një kryeministër real nga mënyra se si përcjell mesazhet, si ndërvepron me qytetarët, se si i përfaqëson dhe se si i frymëzon ata.

Ndërsa mungesa në këtë pritje e kryebashkiakut Jorgo Goro, për Dulen është një diçka shumë e vogël që mund të eklipsojë këtë ngjarje të madhe që është kjo vizitë e kreut të qeverisë greke.