Ministrja i quan "Opozita e vulës" deputetët i vërsulen Ibrahimit: Shërbëtore e oligarkëve! Erdhe nga rruga!

Në sallën e parlamentit ministrja e Financave kërkoi miratimi e aktit normativ të ndryshimit të buxhetit të vitit 2022 duke theksuar se pavarësisht krizës së luftës Ukrainë – Rusi, Shqipëria shënoi rritje të të ardhurave.

Madje Delina Ibrahimaj shtoi paketat e ndihmës për familjet në nevojë por dhe subvencionimin e çmimit të energjisë elektrike.

Por për deputeten demokrate, Jorida Tabaku qeveria është jashtë realitetit dhe ka braktisur shqiptarët.  

Ky qëndrim solli debate. Ministrja Ibrahimaj nga karrigia e saj iu drejtua deputetëve me ironi, madje dhe kryetarja e Kuvendit ndërhyri disa herë për qetësimin e situatës. 

Delina Ibrahimaj:“U desht të ngrihet opozita e vulës e të shpikë terminologji që as janë parë e dëgjuar. Të shpikë inflacionin socialist.  Inflacioni nëpër botë i Putinit të quhet inflacioni socialist. Ku jetoni ju?! Në cilën botë jetoni?! 

Jorida Tabaku: “Më thua mua opozita e vulës! Të të vijë turp!

Bardhi e quajti: Shërbëtore e oligarkëve

Jorida Tabaku: Dëgjo se mëson. 300 milionë euro u morën nga xhepat shqiptarëve si rezultat i paaftësisë së ministres. Po ministrja nuk shikon familjet por koncesionet. Paaftësia arrogance reflektohet tek ministrja. Mos iu krekos se ke mikrofonin. Askush nuk ka arrogancën, paaftësinë dhe korrupsionin tënd.

Seanca maratonë e Kuvendit nisi prej të mërkurës me dënimin e Flamur Nokës dhe duke vijuar sot me mbylljen e sesionit parlamentar.