"Te ne, ligji çorape", Demalia: Tiranës nuk ka i mbetur sot një objekt i trashëgimisë së saj, tmerr!

Analisti, Ilir Demalia, thotë se Tirana është zhveshur nga trashëgimia e saj kulturore.

Për "Ora e Betit", ai tha se teksa Teatrit Kombëtar u shemb, Rilindja ka mbajtur si vepër të madhe pallatin Kadare të ndërtuar në '70-n.

Demalia: Kjo është një situatë e një rrjedhje logjike të asaj që kemi për shtetin, pushteti në gjithë historinë tonë por sidomos këto 30 vjet ka qenë paligjshmëri. Është kolapsuar komplet sistemi i drejtësisë nga korruptimi financiar dhe politik. Te ne ligji është bërë çorape. Tiranës nuk ka i mbetur sot një objekt i trashëgimisë së saj, është tmerr.  

Pjella e komunizmit, Rilindja,  kanë mbajtur sot si një vepër të madhe, pallatin Kadare të ndërtuar në '70-n, pallatin e Maks Velos, si një vepër që duhet të ruhet se aty kanë qenë dy kolosët e Realizimit Socialist, Dritëro Agolli dhe Ismail kadare.

Për sa i përket Teatrit unë kam qenë nga ata njerëz që kanë qenë kundër shembjes së godinës së Tetarit Kombëtar jo për vlerat që ka mbajtur ajo godinë si Teatër dhe shfaqje teatrale. Ka historinë e fillimit të Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Ka qenë dhe Instituti i Studimeve të Albanologjisë me kokat më të mëdha të elitës shqiptare, që kemi përfundu te një komunist si Skënder Gjinushi. Aty është zhvilluar gjyqi special i deputetëve, për këtë duhet ruajtur Teatri.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.