Kurti: Teatri që u shemb me vlerë shpirtërore, i riu nuk përmbush pritshmëritë e publikut
“Teatri është i shembur, ky teatër i është dhënë bashkisë në mënyrë jo të rregullt dhe i është marrë sërish”.
Kështu u shpreh gazetari dhe aktivisti, Andi Kurti në emisionin “Ora e Betit” në Ora Neës.
Sakaq ai shprehet se teatri i ri duket shumë i bukur por nuk shkon aty se përveç aferës nuk ka harmoni nga ana arkitekturore.
Për të teatri i vjetër kishte një vlerë shpirtërore.
Andi Kurti: Teatri është i shembur, ky teatër i është dhënë bashkisë në mënyrë jo të rregullt dhe i është marrë sërish. Të shembësh një teatër është sikur dikujt ti japin një shtëpi me gjithë tokë dhe t’ia kthejnë tokën por shtëpinë jo, kjo më duket e palogjikshme. Teatri i ri duket shumë i bukur por nuk shkon aty se përveç aferës nuk ka harmoni nga ana arkitekturore. Publikja dhe privatja janë bashkuar në një shtëpi në shtëpinë e kryeministrit dhe të Veliajt që është biri i tij nga ana politike. Edi Rama bën projekte por dhe për teatrin nuk është bërë një debat publik. Teatri ishte i vjetër por kishte një vlerë nga ana shpirtërore.
“Për publiken jo vetëm nuk pyetet por duket se është një gjë e pazotë. Teatri i ri nuk është një teatër që përmbush pritshmëritë e publikut të Tiranës. Është thjesht një gjë që e ka bërë dikush sipas mendjes vet por nuk i përshtatet asaj që do publiku e as aspektit kombëtar shqiptar.”
