Solstici dimëror 2022/ 21 dhjetori, dita më e shkurtër e vitit që njofton dimrin
Sot shënohet solstici dimëror 2022 ose dita më e shkurtër e vitit dhe dita e parë zyrtare e dimrit, për një pjesë të mirë të botës. Kjo është një dukuri natyrore që i ka magjepsur njerëzit për mijëra vjet.
Kjo e mërkurë shënon solsticin dimëror 2022 ose dita më e shkurtër e vitit dhe dita e parë zyrtare e dimrit, për një pjesë të mirë të botës.
Kjo është një dukuri natyrore që i ka magjepsur njerëzit për mijëra vjet.
Për shkak se Toka është e anuar në boshtin e saj rrotullues, kemi ndryshim të stinëve.
Ndërsa planeti lëviz rreth diellit, çdo hemisferë përjeton dimrin kur anohet nga dielli dhe verën kur anohet drejt diellit.
Solstici i dimrit shënon ditën më të shkurtër të vitit në Hemisferën Veriore, kur dielli shfaqet në pozicionin e tij më jugor.
Situata është e kundërta në hemisferën jugore, ku jeton vetëm rreth 10% e popullsisë së botës.
Atje, solstici i dhjetorit shënon ditën më të gjatë të vitit dhe fillimin e verës në vende si Argjentina, Madagaskari, Zelanda e Re dhe Afrika e Jugut.
Dallimi është më i madh në Oslo, Norvegji, ku dielli do të lindë në orën 9:18 të mëngjesit dhe do të perëndojë në 3:12 pasdite, duke rezultuar në më pak se gjashtë orë.
Singapori, vetëm 137 kilometra në veri të ekuatorit, mezi e vëren ndryshimin, me vetëm nëntë minuta më pak dritë.
Diukur popujt e lashtë, mbijetesa e të cilëve varej nga njohja e saktë e cikleve sezonale, e shënonin këtë ditë të parë të dimrit me ceremoni dhe festime.
Nga ana shpirtërore, këto festime simbolizojnë rilipërtëritjen.

