Nisin sot punimet për ndërtimin e Teatrit të Ri, policia rrethon zonën
Nisin sot punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.
Forca të policisë kanë rrethuar teatrin ndërkohë
Në orën 10:30 pritet të jetë dhe kryeministri Edi Rama për të bërë dhe inagurimin e punimeve.
Në maj të vitit 2020 Teatri Kombëtar u shemb pak orë pas mesnate mes protestave dhe dhunës ndaj artistëve dhe shoqërisë civile
Pak muaj para nisjes së fushatës elektorale, Bashkia e Tiranës shpalli fituesin e ndërtesës së re Agi Cons dhe Be-Is është bashkimi i operatorëve që ka fituar prokurimin duke dhënë një ofertë prej rreth 1 miliardë e 840 milionë lekësh ose e përkthyer në 15 milionë 733 mijë eurosh.
Por ajo çfarë të bën përshtypje është skualifikimi i tre kompanive një prej të cilave me një vlerë shumë më të ulët se fituesi dhe dy të tjerët pa dhënë asnjë ofertë.
Open Data e renditi tenderin me flamur të kuq duke sinjalizuar mungesën e konkurrencës.
Ndërsa epopeja e Teatrit Kombëtar mbetet ende në dyert e SPAK që ende nuk ka dhënë një mendim për shkeljet e konstatuara.