“Fat ardhja e Dumanit në krye të SPAK”, Sula: Drejtësia i vetmi institucion që do të shpëtojë Shqipërinë
Dashnor Sula deputet i PD në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj u shpreh se vendosja e Dumanit në krye të SPAK është fat për Shqipërinë dhe shqiptarët.
“Është fat që në sistemin e drejtësisë ka akoma njerëz si Dumani të cilët i bëjnë mirë shoqërisë dhe që bëjnë sakrifica pa llogaritur familjen e tyre përpara Shqipërisë”, tha ai.
Ai thotë se beson që “i vetmi institucion që do të shpëtojë Shqipërinë është drejtësia”.
Dashnor Sula: Nuk është çështje marrëdhënie që unë kam pasur me zotin Dumani dhe që e njoh nga fakulteti por për mua është fat që në sistemin e drejtësisë ka akoma njerëz si Dumani të cilët i bëjnë mirë shoqërisë dhe që bëjnë sakrifica pa llogaritur familjen e tyre përpara Shqipërisë. Dhe për zotin Kraja kam respekt. Këtu në Shqipëri janë mësuar ti marrin gjërat ose me dhunë ose me shpejtësi, mendojnë se për 2 ditë i zgjidhin gjërat. Nuk zgjidhen ashtu. Nëse para disa vitesh nuk bëhej të kishte përpara drejtësisë një kryetar komune, ministër apo kryeministër, nuk duhet harruar që presioni politik është i jashtëzakonshëm. Kam besim se i vetmi institucion që do të shpëtojë Shqipërinë është drejtësia. Për këtë që them nuk jam emocional.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
