Vlorë, humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, plagoset shoferi 19-vjeçar

Një i ri mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20, në fshatin Dukat-Fushë, Orikum.

Shtetasi G. R., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga.

19-vjeçari ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.