Kritikoi festivalin e Këngës në RTSH, Demalia: Fatos Tarifa nostalgjik i komunizmit

Analisti Ilir Demalia ka reaguar lidhur me komentet e Fatos Tarifës për Festivalin e 61-të të Këngës së RTSH.

Ai shkruan se Tarifa është shembull i ambasadorit hajdut në  Washington duke vjedhur fondet e Ambasadës gjë për të cilën dhe u largua nga ambasador.  

Demalia: Paska folur dhe Fatos Tarifa për Festivalin e 61 të RTV?!! Ky shembull i ambasadorit hajdut ne Washington duke vjedhur fondet e Ambasadës gje për të cilën dhe u largua nga ambasador. Ky nostaligjik I komunizmit dhe realizmit socialist dhe shumë si ky që kontrollojnë politikë, diplomaci, art e gjithçka me Grabocka e Hajate pa hajat & CO qe fatkeqsisht I referohen dhe i japin fonde dhe perendimoret, kur këta, ishin vigjilintet e partise kundër asaj mini-minorance kryeqytetase që kishte pikpamje perendimore. Këta, me ushtrinë provinciale studentore me grupe rinie tê Partise, që masakronin rinine duke raportuar tek “Syri Vigjilent I Partise” Sigurimi Shtetit, ku i dërgonin me pas rebeluesit në punë të renda interrnime, burgje ose te vrare në kufi.

Është po kjo lukuni sherbëtorësh te regjimit dje dhe regjimeve post komuniste që sundojn politikisht dhe kulturarisht Shqipërinë.  Shqipëria nuk është ndarë nga sundimi komunist si politike dhe kulture që çfaqet në formën demo(n)kratike si degradim i gjithë shoqerisë dhe pashpresës.