Deda: Nuk flasim për shtet ligjor kur shkohet me polici natën dhe të terrorizosh banorët
Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, Reldar Deda, nga gazeta Liberale u shpreh se në “Myslym Keta” janë terrorizuar natën.
Ai tha se nëse një ekspertizë e nxjerr të banueshme dhe një tjetër e nxjerr të pabanueshme, si ka një shtet që i lejon ata banorë që të jetojnë atje.
Deda: Këtu bëhet fjalë për jetë njerëzore, pasi për shumë banorë shtëpia është gjëja më me vlerë e jetës. Shtëpinë në tiranë kanë shkuar aq shtrenjtë sa duhen 100 vite ta kesh një. Të bashkosh me forca policie dhe t’i terrorizosh natën. Nuk po flasim për një shtet ligjor këtu.
Nëse një ekspertizë e nxjerr të banueshme dhe një tjetër e nxjerr të pabanueshme, si ka një shtet që i lejon ata banorë që të jetojnë atje? Vetë shteti është kriminalizuar me këtë akt.
Emisioni "Ora e Betit” nga Beti Njuma transmetohet çdo të martë dhe të mërkurë ora 20:45 në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
