“Nuk dimë cilit ti besojmë!”, Sula: PD problem i dy burrave
Opozita vijon të jetë e përçarë. Deri më tani as kreu i PD nuk arriti që të gjejë gjuhën e përbashkët.
Dashnor Sula deputet i PD në një intervistë në Ora News tha se situata nuk është normale brenda kësaj force politike.
Sipas tij situate është e lidhur me shumë faktorë por gjithashtu shprehet se “PD problem i dy burrave atij që s’u bë kryetar asnjëherë e i tjetrit që nuk iku asnjëherë nga kryetar”.
Dashnor Sula: Situata nuk është normale brenda PD. Ky nuk është faji i demokratëve të thjeshtë por është një problem që të gjithë e dimë se ka kulmuar më 9 shtator 2021 dhe ky është problem i dy burrave njërit që nuk u bë kryetar asnjëherë dhe i tjetrit që nuk iku asnjëherë nga kryetar. Situatat precipituan njëra pas tjetrën humbën arsyen dhe arrtën në këtë pikë. Kjo situatë është e lidhur me shumë faktorë dhe nuk po dimë kujt ti besojmë kujt personi. Se kundërshtari dihet se Rama synon ta mbajë peng PD. Është kultivuar përgjatë 32 viteve që kudo q je të heshtësh, të mbyllësh gojën, ti lëpihesh, të servilosesh. Por nuk është kjo logjika politike. Në maxhorancë prej kaq vitesh nuk ka zëra ndryshe.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
