Kaprata: Kostot e prishjes së pallateve dhe strehimi i familjeve shkojnë në kurriz të shqiptarëve

Gent Kaprata, urbanist dhe pedagog në UET i ftuar në studion e Ora News me moderatoren Sonila Musai foli për shembjet e pallateve në rrugën "Myslym Keta",  ku tha se kostot e prishjes së pallateve dhe strehimi i familjeve shkojnë në kurriz të shqiptarëve.

Kaprata: Të gjitha këto janë prona që merren nga qeveria pra qeveria ushtron dhunën ligjore të saj për aq sa ka në dorë për t’ua marrë dhe për ti nxjerrë këta njerëz të pastrehë në mënyrë që pastaj në rastin e këtyre tu japin një shtëpi që u ka premtuar apo jo gjithashtu edhe në rastin kur bëhet fjalë për ndërtime të tipit Unazë ose ndërtime për shkak të rindërtimit. Në këtë kuptim kemi dy probleme  të mëdha që urgjentisht duhet ti japim kuptim. E para se do ta zgjidhim çështjen e legalizimit, çështja e dytë, duhet ta zgjidhim se çfarë do të thotë zhvillim publik.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.